“Masivizim i emigracionit”, Milo: Kambanë alarmi për skemën e kontributeve shoqërore. Të largohemi nga modeli remitancave!

“Masivizim i emigracionit”, Milo: Kambanë alarmi për skemën e kontributeve shoqërore. Të largohemi nga modeli remitancave!

Anëtari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë Petraq Milo foli në “MCN Economy” mbi emigracionin dhe pasojat ekonomike dhe sociale që ka ky fenomen në Shqipëri. Një kambanë alarmi e konsideroi ai skemën e kontributeve shoqërore, që po bëhet defiçitare. Milo tha se kemi një masivizim të emigracionit në tërësi jo vetëm atij të paligjshëm. Milo po ashtu vuri në dukje se largimi i mjekëve, infermierëve dhe profesioneve sociale ka ndikuar në cilësinë e shërbimeve.

Shifrat janë alarmante me të vërtetë. Nuk është çështja vetëm te emigrimi masiv në Angli. Jo vetëm çështja e moshës, por edhe e profesioneve. Kjo lidhet me emigrimin e ligjshëm. Kemi masivizim të emigracionit në tërësi, jo vetëm të paligjshëm. Ana sociale është jashtëzakonisht e lartë për familjet. Që varion nga 3 mijë, 4 mijë, 6 mijë paund, që i rëndon familjet, por ka edhe një problem madhor në rang kombëtar, që lidhet me mungesën e fuqisë punëtore në vend, që po ulet vazhdimisht dhe ka shkaktuar probleme për rritjen ekonomike, dhe do shkaktojë probleme sociale me disbalancimin e kontributeve shoqërore, ku sot janë në disbalancë. Kjo është një kambanë alarmi për të ardhmen për këtë skemë që po bëhet defiçitare.

Mos harrojmë largimin e mjekëve, infermierëve dhe profesioneve sociale, që kanë ndikuar në cilësinë dhe ofrimin e shërbimeve të tjera. Kemi qytete të tëra që kanë mungesë të stafit mjekësor dhe stafit të shërbimeve të tjera sociale. Po ndihet mungesa e stafit profesional në industri, ndërtim, shërbime akomoduese, e të tjera me radhë. Ndihma ekonomike është pagesë në nivelin e varfërisë ekstreme, rrogat janë më minimalet në rajon. Mos rritja e pagave, mos asistenca sociale në pandemi ose raste të ngjashme, mos planifikimi i paketave anti-krizë për rritjen e çmimeve. Mos harrojmë atë perceptim dhe gjendje që është krijuar duke pasur parasysh korrupsionin e lartë të institucioneve në vend, me kostot marramendëse të shërbimeve dhe PPP-ve. Është një kombinim i gjendjes ekonomike, sociale, pse jo dhe politike që njerëzit i bën të largohen”.

Milo tha se Shqipëria nuk mund të bazohet vetëm te modeli i remintancave, apo call centeri, pasi modele të tilla nuk krijojnë premisa për zhvillim të qëndrueshëm. Po ashtu ai tha se remitancat që emigrantët iu dërgojnë familjeve, janë për konsum familjar, jo konsum të mirëfilltë që sjell zhvillim ekonomik.

Shqipëria s’mund të jetojë me remitancat. Duhet të largohemi nga modeli i remitancave, ato ndihmojnë për moshën e tretë, janë ndihmë e madhe solidariteti, por mos harrojmë që ekonomia shqiptare qëndron prej vitesh në këtë model. Nuk është model zhvillimi. Remitancat dhe call centeri nuk krijojnë premisa për një zhvillim të qëndrueshëm. Remitancat janë të konsiderueshme në krahasim me rajonin, por pjesa më e madhe shkon për konsum, për të ndihmuar familjet, mirëmbajtjen e banesave të emigrantëve. Është konsum familjar, jo konsum i mirëfilltë që të ndikojë në zhvillim ekonomik. Kemi një pjesë të konsiderueshme të parave të pista që hyjnë në Shqipëri, që vendin më të sigurte gjejnë blerjen e apartamenteve. Nuk është se të gjitha apartamentet që janë bosh janë blerë nga emigrantët. Ne vazhdojmë të ushqejmë remitancat me emigracionin e ri. Në një mungesë totale të vëmendjes, kemi fluks të shtuar emigracioni, është si një valë që i ka kapur të gjithë, që hajde të ikim se këtu nuk bëhet. Qeveria të mos rrijë indiferente. I thuhet mos bëj amnisti fiskale, ajo thotë do vazhdoj, i thuhet mos rrit taksat që mos rëndosh edhe shtresën e mesme, përkundrazi thotë do taksoj më shumë profesionet e lira. Jemi vendi i fundit në rajon ku s’ka pasur ndihmë biznesi për të kaluar pandeminë. Nuk ka një paketë anti krizë. Bordi ka çmime më të larta se bursa. Vazhdohet thellohet PPP. I thuhet për Portin e Durrësit ka problematika të theksuar, vazhdohet me projekte mbi 2 miliardë euro”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy