Sulm kamikaz ndaj autokolonës së NATO-s, vdes 1 ushtar, plagosen dy të tjerë

Sulm kamikaz ndaj autokolonës së NATO-s, vdes 1 ushtar, plagosen dy të tjerë

Një automjet i mbushur me eksplozivë ka goditur autokolonën e NATO-s  duke lënë të vdekur 1 ushtar rumun. Nga sulmi janë plagosur edhe dy të tjerë.

NATO ka dërguar ushtarët e saj në një patrullë në rajonin jugor të Kandaharit të premten. Lajmi i sulmit u bë i ditur nga Ministria rumune e Mbrojtjes.

Misioni i Mbështetjes së Përhershme të NATO-s tha në një deklaratë të veçantë se një mjet shpërthyes ka pasur në shënjestër një patrullë të trupave të saj në Kandahar duke plagosur një numër të vogël të ushtarëve, por nuk përmendi vdekjet, si edhe nuk zbuloi kombësitë e të lënduarve.

Talibanët mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se shtatë ushtarë të huaj u vranë.

Zyrtarët lokalë, megjithatë, thanë se ushtarët e palgosur ishin nga Rumania, e cila ka qenë anëtare a NATO-s që nga viti 2014 dhe po kontribuon me më shumë se 620 trupa në misionin e Aleancës së Atlantikut në Afganistan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy