Një 66-vjeçar ka humbur jetën në Patra, duke shënuar viktimën e parë me Covid-19 në Greqi.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë e vendit fqinj, ndërsa bëhet me dije se viktima prej datës 6 mars ishte intubuar.
Mediat greke shkruajnë se mëngjesin e 10 marsit, pacienti kishte pësuar një përkeqësim të ndjeshëm, duke përparuar në insuficencë poliorganike.
66-vjeçari ishte kthyer në Greqi, pas një udhëtimi në disa vende europiane.
Mësohet se viktima kishte vuajtur edhe nga disa sëmundje të tjera, përfshirë edhe problemet me zemrën.



