Spahiu: VV, partitë e opozitës dhe Osmani, të interesuar që situata politike të mos zgjidhet

Spahiu: VV, partitë e opozitës dhe Osmani, të interesuar që situata politike të mos zgjidhet

Profesori i Shkencave Politike Nexhmedin Spahiu tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se qeveria Kurti, partitë opozitare, Presidentja Osmani dhe Gjykata Kushtetuese janë të interesuar që situata politike në Kosovë të mos zgjidhet. 

“Është vështirë e pritshme që ky zhbllokim të ndodhë. Të gjitha forcave u leverdis një situatë e tillë, jo vetëm partive në Parlament, por edhe Presidencës, Gjykatës Kushtetuese, të gjithë janë të interesuar të jetë situata çfarë është, të vetmit që s’i leverdis është interesi kombëtar dhe qytetarët e Kosovës që paguajnë taksa. Partisë në pushtet i leverdis sepse qeveria është në detyrë. 

Në anën tjetër forcave opozitare s’po u leverdis të shkohet në zgjedhje, për shkak se ato po presin që partia e Albin Kurtit të zvetnohet, dhe sa më shumë të zgjatet një situatë e tillë, kanë gjasa për rezultate më të mira në zgjedhje të parakohshme. Presidentes i skadon mandati në mars të vitit që po vjen, dhe i intereson një situatë e koklavitur dhe shpreson që aleatët e Kosovës, SHBA, do ndërhyjnë dhe do imponojnë një mandat të dytë të saj si Presidente. 

Këtu kemi edhe Gjykatën Kushtetuese. Nëse nuk zgjidhet Presidenti, duke mos patur edhe kryetar parlamenti, ushtrues i detyrës bëhet kryetari i Gjykatës Kushtetuese, prandaj edhe ky institucion është i interesuar që sa më shumë të tollovitet situata në Kosovë. Interesi i AAK-së do ishte që të bënte koalicion me VV-në. Ky është edhe interes i VV-së, por kryeneçësia dhe raportet e acaruara mes Kurtit dhe Haradinajt bëjnë që kjo të mos ndodhë. Në zgjedhjet lokale VV do penalizohet më së shumti”.

I pyetur mbi alarmin për bombë në Kuvendin e Kosovës, Spahiu tha:

Mund të jetë gjithçka. Mund të jetë një lojë thjesht për të treguar që në Kosovë po vlon situata. Është fare e lehtë të jetë bërë nga Serbia, por është fare e lehtë që edhe faktor të brendshëm ta kenë inskenuar, për të bërë një lojë politike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy