Një reagim lidhur me situatën e tensionuar të krijuar në Veri të Kosovës, ka ardhur edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ky i fundit ka deklaruar sot për “France 24” se NATO është e fokusuar në situatën e krijuar në veri të Kosovës dhe bën thirrje për ulje të tensioneve.
“Mesazhi im për të gjitha palët e shqetësuara është të përmbaheni nga retorika dhe veprimet përshkallëzuese si dhe të ndihmoni në uljen e tensioneve. Forcat tona atje janë të gatshme, vigjilente. NATO-ja dhe BE-ja po punojnë ngushtë së bashku”, deklaroi Stoltenberg.



