3 vite nga tërmeti, Baballëku: Përforcimi i ndërtesave po ecën me ritme të ngadalta! Vlerësimet s'janë bërë sipas VKM-së (VIDEO)

3 vite nga tërmeti, Baballëku: Përforcimi i ndërtesave po ecën me ritme të ngadalta! Vlerësimet s'janë bërë sipas VKM-së (VIDEO)

Inxhinieri Markel Baballëku deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se procesi i përforcimit të stokut të ndërtimeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 3 vite më parë ka ecur me ritme jo shumë të shpejta.

Duke vijuar më tej, Baballëku tha se në lidhje me procesin e vlerësimeve të dëmeve ka një ngutje nga ana e ekspertëve dhe se procedurat nuk po kryhen sipas VKM-së së miratuar në 2020.

 Më tej, inxhinieri theksoi se % e reklamuar e ndërtimeve të dëmtuara është më e lartë se ajo që realisht tërmeti ka shkaktuar.

Nuk do thoja proces i ngadaltë në pikëpamjen e ndërtimit, që një proces i tillë të bëhet shpejt nuk do të thotë se është në mënyrën e  duhur. Dhe Italia ka periudhë të gjatë kohe për procesin e rindërtimit, për shkak ndërlikimeve që kanë këto procese, se bëhet shpejt nuk do të thotë se bëhet mirë. Në zërat që janë në rindërtimin, procesi i shembjes dhe rindërtimit nga e para ka ecur relativisht shpejt. Por, procesi i përforcimit të stokut të ndërtimit të dëmtuara nuk ka ecur me të njëjtat ritme është më i ngadaltë.

Qeveria në janar të 2020 ka nxjerr një VKM për vlerësimin e strukturave të dëmtuara rëndë por jo vetëm. Ajo VKM bën referenca në standarde bashkëkohore për të kryer këtë proces. Për shkak të njohjeve dhe ngutit për të kryer procese të shpejtuara në opinionin tim, ky proces nuk ka ndjekur procedurën e kërkuar në VKM. Shumica e ndërhyrjeve të propozuara nuk përmbushin kriteret e kërkuara në VKM, kjo varet nga shpejtësia e procesit dhe përvoja dhe njohja me këtë proces që është i koklavitur. Për ndërtesat që janë në një shkallë të caktuar ndërtimi, ligji thotë DS4, DS5, por unë do përfshija dhe disa të DS3 do të duhej që ekspertiza ose vlerësimi i gjendjes të vlerësohej me kujdes të posaçëm pasi nuk është e lehtë të gjesh shkakun burimor të dëmtimit, dhe kjo nuk është ndjekur në mënyrë të përpiktë.

Duhen parë kapacitetet, bëj pjesë tek inxhinierët që mendojnë se shkalla e dëmtimit e reklamuar është më e lartë se shkalla e dëmtimit të vërtetë. Ne kemi një % të reklamuar ndërtimi të dëmtuar më të lartë se ajo që tërmeti ka shkaktuar. Ndërtesat e kanë përballuar mirë. Ekziston një pikë e rëndësishme. Një pjesë e mirë e stokut të ndërtesave i përket periudhës pas ’90.

Fondet duhet të përqendrohen në zonat që i kanë më të domosdoshme, zona e Durrësi është më e dëmtuar se zonat e tjera. Një dëmtim i rëndë në Durrës dhe i lehtë në Tiranë në pikëpamje të vlerësimit janë cilësuar njësoj.

Inxhinieri më tha më tej se procesi i rindërtimit do zgjasë dhe duhet të zgjasë. Sipas Baballëkut shumë ndërtesa të reja nuk janë ndërtuar sipas parametrave inxhinierikë.

Ky proces do zgjasë dhe duhet të zgjasë. Me qetësi punët bëhen më të mira është koha për të parë gjërat ftohtë dhe për të nxjerrë problematikat që ka prodhuar procesi dhe për të marrë hapat e duhura. Kemi zona që nga vlerësimi i riskut shfaqen njësoj të cenueshme nga tërmetet e radhës dhe duhet të kenë vëmendjen e tyre.

Duhet analizuar dosja e plotë, por nga parimet sizmike projektuese, do thoja që ka vend për përmirësime dhe ndërtimet e reja nuk i kanë pasur parasysh parametrat inxhinierikë. Vërtet një shkollë e dëmtuar, që është ndërtuar 50 vjet më parë, por nga pikëpamja e formë ato kanë qenë të rregullta dhe ato e përballojnë më mirë tërmetin se ndërtesat që mund të jen me konfigurime, ndërtesa që pas tërmetit që nuk kanë qenë të pakta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy