Në Izrael u zbulua një vezë 1000 vjeçare gjatë kërkimeve për ndërtimin e një lagjeje të re në Jawne. Veza i mbijetoi kohës në një rezervuar septik të periudhës bizantine, i cili duhet të ketë qenë në zonën e atëhershme industriale. Prishja e vezës u parandalua nga natyra këtore e mjedisit.
Për shkak të një të çare në lëvozhgë kishte mbetur vetëm një pjesë e së kuqes së vezës, e cila do të përdoret për të bërë analizat e mëtejshme të ADN-së. Arkeologët e ngjitën sërish vezën. Arkeologia Lee perry Gal tha, se kjo ishte një gjetje tepër e rrallë në rang ndërkombëtar. "Më parë janë gjetur fragmente lëvozhgazh veze, por për shkak se lëvozhgat janë shumë të holla nuk janë gjetur kurrë vezë të plota pule, të cilat i kanë mbijetuar kohës." Tek tuk janë gjetur vezë struci me lëvozhgë më të trashë, por veza e pulës është një gjetje shumë e rrallë.
Sipas studiuesve banorët e Izraelit janë marrë me blegtori, që prej 2300 vitesh. Ajo u fut si veprimtari në periudhën e herët romake dhe atë helene. Vërehet një rënie e dukshme e gjetjeve të kockave të derrit të cilat datojnë me fillimin e periudhës islame. Kjo tregon, që popullsia kishte hequr dorë nga konsumi i mishit të derrit për shkaqe kulturore. Vezët dhe mishi i shpendëve përdoreshin gjerësisht për të marrë proteinat e nevojshme./Frankfurter Allgemeine/



