Aktorja Rajmonda Shundi, për teatrin e ndërtuar në shtëpinë e saj dhe të shoqit Naun Shundi “Zonja e bujtinës” thotë se ka lidhje me të, duke e cilësuar veten si zonjën e bujtinës.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Rajmonda Shundi deklaroi se të gjithë që kanë hyrë në atë sallë, aktorë apo të pasionuar pas stand up comedy, janë mahnitur.
Shumë kolegë na kanë përgëzuar, por jo shumë prej tyre e kanë parë. Komedia “38 ditë për të ndryshuar jetën”, është hera e dytë që unë dhe Naun Shundi luajmë bashkë, pasi të parën e kishim kur u njohëm.
Ndjehem jo e përkëdhelur dhe me fat, por kam pasur të ftuar në këto 6-7 ditë që kemi dhënë shfaqe, personazhe të njohur dhe komplimentet e tyre më kanë mbushur jetën, është pak të them.
Pesha e personazheve është pothuajse njëlloj. Tani jemi duke e shijuar komedinë në sallën tonë të vogël, jemi duke eksperimentuar se është 100% produkt i ynë.
Shundi tha se tashmë jetojnë për teatrin në shtëpinë e tyre, duke thënë se “Zonja e bujtinës” po rritet dita ditës.
Ajo shtoi se teatri në shtëpinë e tyre, ndodhet pranë hyrjes së Ministrisë së Kulturës, në zonën e Kinostudios dhe se bën thuajse një vit që është hapur.
Në kaq pak kohë jetë, 9 muaj që kur është hapur, ne kemi vënë në skenë 6 premiera.
Teatri është shumë elitar, aty duhet të jesh shumë elegant si aktor. Aty nuk bën dot gjoja, se e ke spektatorin shumë afër.
Dhe duke e pasur spektatorin shumë afër, ti duhet të kesh shumë klas dhe një mjeshtëri aktori perfekt.



