
Ka nga ata që janë të fiksuar për t’i ngrënë, gatuar apo dinë çdo gjë për pastat. Pavarësisht se në cilën prej këtyre kategorive bëni pjesë ky lajm vlen për të gjithë: është krijuar një formë e re makaronash.
Quhen ‘cascatelli’, që përkthehet ‘ujëvara’ në italisht. Me mbi 300 forma të veçanta makaronash për të zgjedhur, ky krijim i ri është intrigues për syrin dhe duket se të kujton një tentakul oktapodi.
Duket se forma e çuditshme si ‘presje’ është në të vërtetë një mjeshtëri e inxhinierisë. Cascatelli është krijuar për të përmirësuar tre zona vitale të konsumit të makaronave – 1) sa e lehtë është të marrësh dhe të mbash makaronat në pirun, 2) sa mirë e mban salcën dhe 3) aftësia e dhëmbëve, sa e kënaqshme është të hahet.
Për të maksimizuar këto të treja, Dan Pashman nga kompania “Sporkful” krijoi pikërisht këtë formë. Ato gjenden tashmë në SHBA dhe së shpejti në Britani e në Europë.
Burimi: Metro



