
Dinamo City mori në fitore të madhe, teksa mposhti 2-1 Kukësin, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Superiore. Heroi i ndeshjes, ishte Indrit Prodani, i cili shënoi dopietë për kryeqytetasit.
Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në të dytën Dinamo City kaloi në avantazh në Prodanin në minutën e 53-të.
Verilindorët nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazojnë shifrat në minutën e 77-të me Salami. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim, erdhi edhe goli që vendosi ndeshjen.
Ishte sërish Prodani, i cili pas një goditje këndi, ia doli të dërgojë topin në rrjetë me kokë në minutën e 100-të, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.



