
Erjon Shehaj do të jetë drejtuesi i ri i prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë Lezhë. Vendimi është marrë nga nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e datës 27 prill.
Referuar vendimit, Shehaj do të ushtrojë përkohësisht detyrën e drejtuesit të prokurorisë, duke zëvendësuar në këtë post Milan Laskajn i cili ka qenë i komanduar si drejtues i prokurorisë së Lezhës.
Erjon Shehaj e ka nisur punën si prokuror në vitin 2012 dhe që prej asaj kohe është pjesë e prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë në Lezhë.
Më herët, ai ka qenë oficer i policisë gjyqësore në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa gjatë punës së tij si prokuror në Lehë ka hetuar një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë dhe tjetërsimin e pronave në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku u prangosën disa persona, mes të cilëve dhe zyrtar lokalë.



