Marrëveshja me Serbinë, Kosova nuk kërkoi asgjë

Marrëveshja me Serbinë, Kosova nuk kërkoi asgjë

Marrëveshja e arritur të premten në Shtëpinë e Bardhë mes Serbisë dhe Kosovës u përshëndet si sukses nga politika në Prishtinë e Beograd. Marrëveshja me 15 pika, që u cilësua një pakt i normalizimit ekonomik, për klasën qeverisëse në Prishtinë ka rëndësi gjeopolitike dhe shënon hapin e parë drejt njohjes së Kosovës nga Serbia. Ndërsa për kryeministrin Rama, deri në arritjen e saj është humbur shumë kohë për të ardhur te ideja e hedhur prej kohësh për Shengenin rajonal (një nga pikat e marrëveshjes).

Megjithatë, pavarësisht kësaj, duket se pala kosovare ka qenë e kursyer në kërkesat e saj në tryezën e bisedimeve. Ndërmjetësi i kësaj marrëveshjeje, Richard Grenell, në një përgjigje për kryetaren e Kuvendit të Kosovës, thotë se nuk ka vend për ankesa, përsa kohë nuk janë ngritur shqetësime.

Marrëveshja ishte për njohjen ekonomike. Është një hap shumë i madh. Për ju që ankoheni tani se nuk keni marrë më shumë, është e çuditshme pasi nuk ngritët një shqetësim të vetëm ose nuk më dhatë një ide të vetme. Kemi nevojë për politikanë që bëjnë më shumë sesa thjesht të ankohen. Kjo ka të bëjë me vendet e punës, jo me simbolikën”, shkruan ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy