Analisti i çështjeve të pastrimit të parave nën akuzë për pastrim parash

Analisti i çështjeve të pastrimit të parave nën akuzë për pastrim parash

Një profesor amerikan i studimeve ndërkombëtare, bashkautor i një libri për krimin e organizuar dhe ekspert në çështjen e pastrimit të parave dhe të korrupsionit në Amerikën e Jugut është arrestuar me akuzën e pastrimit të parave të korrupsionit nga Venezuela.

Bruce Bagley, 73 vjeç, nga Coral Gables, Florida, u lirua me kusht pasi pagoi një garanci prej 300 000 dollarësh në gjykatën federale të Miamit.

Profesori i Universitetit të Miamit përballet me një akuzë për komplot për të kryer pastrim parash dhe dy akuza për pastrim parash. Nëse dënohet, ai mund të vuajë deri në 20 vjet burg.

Bagley është bashkautor i “Trafikimi i drogës, krimi i organizuar dhe dhuna në Amerikën e ditëve të sotme”, botuar në vitin 2015, midis librave të tjerë, dhe ka dëshmuar para Kongresit dhe si ekspert në gjykatë.

William F Sweeney Jr, kreu i zyrës së FBI-së në Nju Jork, tha që Bagley përfitoi duke ndihmuar të tjerët të pastrojnë të ardhurat e krimeve të tyre.

"Mësimi që duhet nxjerrë nga rasti i i profesor Bagley-t sot është se përfshirja e tij në skemat e korrupsionit, ryshfetit dhe përvetësimit do të çojë në një aktakuzë," tha ai.

Avokati amerikan Geoffrey S Berman në Nju Jork tha se Bagley hapi llogari bankare posaçërisht për të pastruar para për të huajt e korruptuar.

"Fondet që Bagley dyshohet se ka pastruar ishin të ardhura nga ryshfeti dhe korrupsioni, të vjedhura prej qytetarëve të Venezuelës", tha Berman.

Paraprakisht, sipas akuzës në gjykatën federale të Manhattanit, nga nëntori i vitit 2017 deri në prill, Bagley pranoi të merrte rreth 14 depozita nga llogaritë bankare në Zvicër dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që kapin shumën 3 milion dollarë.

Ai tha që Bagley besonte se fondet e krijuara përmes projekteve të punëve publike në Venezuelë kishin ardhur nga korrupsioni.

Sipas aktakuzës, Bagley i transferoi pjesën më të madhe të parave në llogaritë bankare të një bashkëpunëtori për të fshehur natyrën, burimin dhe pronësinë e fondeve. Autoritetet thanë që Bagley mbante një komision 10% për vete nga paratë që pastronte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy