Rama: Objektivi i 100 ditëshit të parë, çelja e negociatave me BE-në

Rama: Objektivi i 100 ditëshit të parë, çelja e negociatave me BE-në

Kryeministri Rama ka mbledhur kabinetin e tij qeveritar ku dhe ka folur në “Komunikimin e Javës” për këtë fundjavë, duke u shprehur se “Objektivi parësor i qeverisë, dhe që duhet të marrë mbështetjen e të gjithave ministrive është, çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në 100 ditëshin e parë të qeverisjes”.

Rama ka falënderuar katër zv/ministret e ardhura nga Kosova si pjesë e ‘skuadrës’ së qeverisë për këtë mandat të dytë drejtues.

“Objektivi ynë parësor, dhe që duhet të marrë mbështetjen e të gjithave ministrive është, çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në 100 ditëshin e parë të qeverisjes tonë”, tha Rama.

Rama është shprehur më tej se qeveria nuk ka pasur më parë skuadra si këto që janë krijuar si dhe i bëri apel ministrave dhe dhe zv/ministrave që të udhëheqin skuadrën me vizion.

“Nuk është bërë seleksionim si këtë herë për ministrat. Ne shkuam përtej kufijve politikë dhe partiakë. Çdo hap duhet të na udhëheqë parimi”, ka thënë Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy