
Gazetari Erion Skëndaj deklaroi në studion e lajmeve në MCN TV se kontratat 'Full Risk' nga Ministria e Shëndetësisë të iniciuara nga Beqaj dhe të vijuara nga Manastirliu duhet të jenë objekt hetimi nga SPAK.
Duke folur për defektin e dy aparaturave tek spitali onkologjik, Skëndaj tha se njëra prej tyre është prishur që prej 1 viti e tjetra prej shumë kohësh gjithashtu.
Duke vijuar më tej, Skëndaj tha se duke qenë se një nga këto aparatura ‘ortovoltazhi’ është unike në Shqipëri, një shërbim të cilën nuk e ofron as privati njerëzit janë të detyruar të udhëtojnë në rajon, apo më tej për ta përfituar shërbimin.
Po ashtu gazetari tha se duke qenë se këto aparatura nuk punojnë, pacientët dërgohen në kirurgji, duke rritur kostot e sterilizimit dhe ngarkesën tek ky shërbim.
Dy aparaturat, unë ndoqa dhe kronikat, normal pacientët në intervistë nuk kanë si ta dinë që aparaturat janë më defekt pasi nuk janë prishur dje. Një ka gati 1 vit që është prishur në tetor të vitit 2022. Aparatura shërben përmes llambës për të djegur melanomën dhe kjo aparaturë është unike në vendin tonë. Ndodhet vetëm në spitalin publik, se nuk e ka as privati. Ka 20 vite dhe si term, si emër e ka ‘ortovoltazh’. Kjo aparatura, është unike, hetimi që ka bërë KLSH ka nxjerrë që mirë që nuk rregullohet e vjetra, por nuk vihet në punë e reja që rri në korridore prej 8 muajsh.
Përgjigjja është presim sa të bëjmë tenderin, ku do ta vendosim, a thua se nuk ka vende. Aty ku ndodhet e vjetra ndodhen 2 ambiente, aty ku qëndron aparatura e vjetër dhe magazina që mund të vihet e reja. Ajo aparaturë është mbajtur gjallë nga një inxhinier që vinte nga Italia, Enzo Sicciliotti është mbi 70 vjeç. Por çuditërisht QSUT, Ministria e Shëndetësisë nuk e thërret më prej gati 2 vitesh. Argumenti është se Beqaj dhe ministrja e re dolën dhe trumbetuan që do bëjmë kontrata 'Full Risk', që do të thotë prishet aparatura sot në harkun e 2-3 ditëve do rregullohet. Këto kontrata duhet të jenë urgjentisht objekt hetimi i SPAK. Këto aparatura që nuk funksionojnë i çojnë pacientët për kirurgji, rëndojnë shërbimin kirurgjikal. Rrisin kostot e sterilizimit për një aparaturë që djeg përmes rrezeve. Të tjerë që kërkojnë këtë shërbim duhet të shkojnë jashtë.
'Brakiterapia' është shërbim unikal që trajton tumoret gjinekologjike. Bëhen përmes teknikave invazive. Kjo ka histori tjetër. Kemi pasur një aparaturë kobalti. Mjeshtërit e shëndetësisë morën burimin radioaktiv për t’ia adaptuar aparaturës së kobaltit. Ngarkesa radioaktive fle aty, aparaturë të re nuk kanë blerë. Ngarkesa në vetvete me kalimin e kohës del. Kjo ka vite dhe kjo prek 600 gra në vit. Po nuk u trajtua me aparaturë, normal që sjellin dhe humbje jete. E kanë zgjidhur thonë i fusim në kirurgji, kur ka trajtim me lazer pse duhet të futet në kirurgji? Nuk e di si QSUT, spitali i ka bërë shkresat, shërbimi onkologjik i ka bërë shkresat. Spitali, QSUT ka lënë të çedojë 2 shërbime që janë unikale.
Kemi 2 'akseleratorë linear' që mbajnë peshën e të sëmurëve. Janë 6300 raste të reja me tumor në vit dhe të imagjinojnë qytetarët në 2012, ish-shefi i shërbimit onkologjik deklaronte se kishin 2000-3000 raste në vit. Në 2018 tha 7000-8000 raste. Kemi një rritje të frikshme me 3 herë. Spitali është po ai me të njëjtat kapacitete. Janë 24 mjekë onkologë, që duhet t'i përgjigjen 6000 pacientëve. Në të gjithë Shqipërinë ka 55.
Mungesa e ilaçeve, asnjëherë nuk ndodhin në mënyrë drastike. Në përgjithësi të shtyjnë kohën e marrjes së dozës. Ndërkohë që trajtimi me kimioterapi duhet të jetë preçiz.
Shërbimi në fjalë i ka kërkuar Ministrisë të shtojë 10 shtretër, Ministria nuk e ka bërë. Nevoja reale është dhe për 10 shtretër dhe po qe kështu duhet të shtojmë 3-4 mjekë. Kjo është situata. Kemi buxhetim të njëjtë që prej 2020, kemi rritje progresive të sëmurëve, kemi po atë spital si qëmoti. Sa më thonë gjetjet e KLSH në spitalin rajonal të Lezhës nuk funksionon njësia e kimioterapisë. Gjetjet e KLSH duhet të merren në dorë nga Prokuroria.
Janë 24 mjekë po mbajnë peshën e 70 mjekëve.
I ndalur tek koncensioni i strerilizimit, Skëndaj tha:
Paketat e sterilizimit janë disa valixhe që brenda kanë instrumentarë kirurgjikal, për një tip operacioni ose për një llojshmëri operacioni me përdorim të përafërt të këtij instrumentari kirurgjikal. Kemi 7 mijë tipe, 96 mijë copëza, instrumentar kirurgjikal, thika, bistruri. Dhe këto 96 mijë kanë kushtuar 12.5 milionë euro në një koncesion që kushton 100 milionë euro. 100 milionëshin do e kalojë.
Kryeministri duhet të japë përgjigje pse në 2019 ministrja urdhëron me urgjencë të ngrihet grupi i punës që të bëjë me urgjencë rishikimin e aneksit numër 4 të kontratës, që do të thotë që kontrata ka qenë totalisht e gabuar, e bërë keq.
Ngrenë komision me 9 mjekë për të rishikuar paketat dhe këto paketa janë 3. Njëra ka pasur 60 instrumentarë, njëra 35, njëra 12 dhe kanë pasur ndarjet sipas pagesës. Njëra bënte 100 euro, njëra 250, njëra 370 euro. Vetë mjekët e denonconin nën zë, që për një operacion nuk mjaftonte një set. Problemi është kush e bërë këtë studim fizibiliteti. Kur doli, pse doli? Në 2014 në janar, Beqaj deklaronte që do shtrijnë PPP në çdo qelizë, në krye të 100 ditëve të para. Pas kësaj kishte disa kronika në mediat kombëtare që aty po bëhej nami me infeksionet spitalore. Pas kësaj doli studimi i fizibilitetit, në 2015 doli koncesioni.



