Rama: Samiti nuk kishte lidhje me negociatat dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duhet të presim deri në shtator (VIDEO)

Rama: Samiti nuk kishte lidhje me negociatat dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duhet të presim deri në shtator (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas mbërritjes në Tiranë, ka mbledhur sot Grupin Parlamentar PS, ku ka folur për Samitin e Berlinit.

Rama sqaroi se samiti nuk kishte lidhje me negociatat dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

'Nuk kisha parë kurrë më parë dezinformim politik mediatik të një ngjarje politike ku kam qënë pjesëmarrës. Samiti s' kishte asnjë lidhje me negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nuk kishte asnjë samit për çështjen e integrimit europian”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se marrëdhëniet e Shqipërisë me Francën dhe Gjermaninë janë pozitive. Madje, zoti Rama shtoi faktin se Gjermania do të mbështesë hapjen e negociatave të Shqipërisë për integrimin e vendit në BE.

Kreu i qeverisë tha se nuk shkoi në Berlin për të mësuar se cili do të ishte vendimi i Gjermanisë sa i përket procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Për shkak të çështjeve të brendshme të Bundestagut gjerman, ky vendim, që pritej të merrej në fillim të muajit qershor, do të merret në vjeshtë, në shtator pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian.

"Është folur për shtatorin nga pala gjermane por kurrsesi për mosçeljen e negociatave për ndonjë arsye që lidhet me Shqipërinë", tha Rama para ministrave dhe deputetëve socialistë.

Rama tha se Gjermania vlerësoi arritjet e Shqipërisë në rrugën e reformave. Kryeministri Edi Rama tha se ndryshe nga çfarë priste opozita jo parlamentare, në Samitin e Berlinit, atij nuk ju tha asnjë fjalë për situatën e brendshme politike në Shqipëri, dhe aq më pak, të kërkohej shtyrja e zgjedhjeve.

Kreu i qeverisë tha se opozitën e gënjen mendja se do të mund të ndalojnë zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor 2019. "Kujtuan se do tronditnin Evropën e Amerikën duke djegur mandatet e duke veshur jelekët, por në këmbim kanë marrë refuzimin enjë maskaradë të pashoqe, e po vazhduan kështu dp të marrin edhe izolimin total nga gjithë bota demokratike, kujtojnë se do ngremë njerëz për të djegur godinat e institucioneve duke shpresuar se do të prodhojnë dëshmorë në revolucionin e tyre imagjinarë. Se në kohën e tyre u përgjigjshin me kallashnikov por gjetën disa të verbër që janë në burg për faj të tyre”, tha Rama.

I gënjen mendja se do ndalojnë zgjedhjet vendore se ende kujtojnë se do të gjejnë budallenj që të shkojnë me këmbët e tyre burgjeve. Nuk kanë gjetur asnjë budalla nëpër botë që jo ti mbështesë për jo ti kuptojë. E meqë në gjithë broçkullat që u thanë në samitin e Berlinit u tha se mua do më kërkonin shtyrjen e zgjedhjeve apo do më tërhiqnin veshin për mospjesëmarrjen e të arratisurve, nuk më zuri veshi, asnjë kapje të kësaj natyre, por asgjë, zero. Në demokraci askush nuk është i detyruar të hyjë më zor në zgjedhje, nuk është detyra e qeverisë të fusë me zor në zgjedhje ata që nuk duan”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Sipas tij, krejt raportimet që janë bërë për taksën e për tensionet që mund të kenë ndodhur lidhur me këtë temë me delegacionin nga Kosova e Shqipëria janë dezinformim i mediave në të dy vendet.

Po në mbledhjen e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Edi Rama tha se liberalzimi i vizave për Kosovën nuk fundet në rend të ditës sepse disa qeveri në BE e kundërshtojnë për shkak të forcave anti-evropiane në vendet e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy