Në studion e emisionit “Arnautistan”, regjisori dhe gazetari Kastriot Çipi tha se sistemi aktual nuk garanton barazi gare në zgjedhje, por penalizon të vegjlit. Çipi tha se janë katër kushtet që duhet t’i garantojë vetes opozita para se të shkojë në zgjedhjet e radhës.
Çipi: Në zgjedhjet e reja, Rama merr 99 mandate nëse nuk ndryshon sistemi.
Nano: Nuk ndodh ajo. Partitë e reja nuk më kanë pëlqyer te disa kacafytje që bënë me njëra tjetrën. Por ato do të forcohen. Në krye të pak viteve, ato do të jenë alternativë për qeverisje. Nuk e di a do ta mundin dot Ramën, por Berishën do ta mundin. PD-në e shoh në pikiatë.
Çipi: Pra pak 4 vjetësh Nisma Shqipëria bëhet merr 15 deputetë. Mundësia 12!
Nano: Jo i shoh si të fuqishme. E shoh elektoratin e PD të shkojë te këto.
Çipi: Përderisa thua PD forcë e katërt, i bie që këta të marrin 15 deputetë.
Nano: Më shumë. Vetëm nëse nuk kanë ambicie të madhe, kënaqen me kaq.
Çipi: Ajo që unë pres është që këto 4 pika të ndryshohen në sistem dhe të mos pranojnë të hyjnë në zgjedhje pa u ndryshuar ato.
Nano: Cilat janë?
Çipi: Të rikthehet e drejta e koalicioneve, të hiqet metoda Ad Hondt, të hapen 100% listat, të hiqet ndarja rajonale në proprocional. Këto janë kusht që të fillojmë të flasim për garë.



