Meta gjobitet me 256 mln euro

Meta gjobitet me 256 mln euro

Meta është gjobitur me 265 milionë euro nga mbikëqyrësi irlandez i të dhënave pas publikimit të të dhënave të më shumë se 500 milionë përdoruesve në internet.

Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) tha se Meta kishte shkelur dy nene të ligjeve të BE-së për mbrojtjen e të dhënave pasi detajet e përdoruesve të “Facebook” nga e gjithë bota u fshinë nga profilet publike në 2018 dhe 2019.

Pas një hakerimi vitin e shkuar, në internet u shfaqën të dhënat  e përdoruesve ndaj DPC-ja mori nën hetim ngjarjen.

DPC-ja është përgjegjëse për marrëdhënien e Meta-s në BE. Përveç gjobës Meta mori dhe një kritikë dhe duket se kjo nuk është hera e parë.

Dënimi e çon shumën totale të gjobave të vendosura në afro 1 miliard euro që nga shtatori i vitit të kaluar.

Në shtator Meta u gjobit me 405 milionë euro për lejimin e adoleshentëve të krijonin llogari në “Instagram” që shfaqnin publikisht numrat e tyre të telefonit dhe adresat e email-it, ndërsa në mars mbikëqyrësi gjobiti Metën me 17 milionë euro për shkelje të mëtejshme të GDPR dhe në shtator të vitit të kaluar gjobiti WhatsApp-in e Metës me 225 milionë euro mbi “shkelje të rënda” dhe “serioze” të GDPR.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy