
Diego Hoxha trajner palestre në ‘Zgjohu me MCN’ ka sjellë historinë e 70 vjeçarit Guri Mujollari i cili prej tri vitesh ushtrohet në palestër ku sipas tij përmes ushtrimeve ka gjetur dhe shpëtim për shumë nga sëmundjet prej të cilave ai vuante si zemra apo ishemia.
Ai shprehet se shumë të rinj duhet të marrin shembull prej tij dhe se duhet ta kthejnë sportin dhe aktivitetin fizik në kulturë të tyre pasi ai është jetë dhe shëndet cilësor.
Është një nga rastet më unike Guri, përveçse vjen rregullisht në palestër dy herë në javë bënë ushtrime sepse ka pasur shumë probleme me isheminë, probleme me zemrën, pra disa ndërhyrje që e ka të domosdoshme të merret me aktivitet fizik për të mbajtur shëndetin e tij.
Të rinjtë duhet të marrin shembull nga Guri. Mjafton që ne të merremi me lëvizje, të ushtrojmë sadopak aktivitet fizik, por në rastin e Gurit duhet patjetër dikush për ta ndjekur dhe monitoruar, sidomos nga ana e ekzekutimit sepse duhet një sy i jashtëm për ta monitoruar.
Duhet punuar shumë në tonifikimin e muskujsve dhe qëndrueshmërisë në këmbë, ecjen dhe hedhjen e hapave sepse baza janë këmbët, si dhe gjymtyrët e sipërme për të kryer çdo lëvizje tjetër.
Ushtrimi vjen nga kultura, më parë se kemi pasur këtë kulturë prandaj është e rëndësishme dhe për këtë arsye i bëj thirrje të rinjve sot që të ushtrojnë sportin sepse është jetë dhe të jemi të përgatitur kur të jemi në moshë më të madhe.



