Mbyllet çerdhja nr.16, edukatorja e dyshuar me Covid, stafi në vetëkarantinë (VIDEO)

Mbyllet çerdhja nr.16, edukatorja e dyshuar me Covid, stafi në vetëkarantinë (VIDEO)

Çerdhes nr. 16 në zonën e ish-Bllokut i është vënë dryni. I gjithë stafi i këtij institucioni është vetëkarantinuar, ndërsa është bërë pezullimi i punës në këtë institucion. Shkak ka qenë dyshimi se një prej punonjësve është prekur me Covid 19.

Drejtoresha e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë Tiranë, Zhaneta Beqiri, tha se kjo çerdhe është pezulluar për 14 ditë.

Bashkia e Tiranës ka përgjegjësi të plotë për të garantuar higjienën dhe për të qenë strikt me të gjitha rekomandimet që vijnë nga Operatori Shëndetësor Vendor dhe ISHSH  duke zbatuar me rigorozitet të gjitha vendimet. Gjatë gjithë kësaj periudhe janë monitoruar nga bashkia jo vetëm të furnizohem me paketat e duhura higjienike por dhe që këto paketa të respektohen. Ne jemi alert ndaj çdo ndryshimi të temperaturës të fëmijëve dhe stafi dhe atë e raportojmë menjëherë që të garantojmë shëndetin e tyre.

Por ajo që mbetet shqetësim në këtë situatë është dyshimi se pas infektimit të kësaj punonjëseje mund të ketë edhe fëmijë të prekur dhe prindër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy