Në të dielën e fundit të muajit tetor, saktësisht me datë 25 tetor do të bëhet ndërrimi i orës, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, kur edhe vendoset si orw dimërore.
Në mars të vitit 2019 Parlamenti Europian ka përkrahur propozimin që të ndalohet ndërrimi i obligueshëm i orës në vendet e BE’së.
Propozimi parasheh që nga viti 2021 shtetet të vendosin, ose të mbajnë kohën aktuale verore, ose të largojnë ndërrimin e orës që ndodh dy herë gjatë vitit.
Nën urdhrat aktualë të BE’së, të gjitha 28 vendet anëtare kalojnë në orën verore të dielën e fundit të muajit mars dhe kthehen në orën dimërore të dielën e fundit të tetorit.
Ora diellore do të mbetet në fuqi deri në javën e fundit te marsit 2021, më pas gjithçka do të vendoset nga vetë shtetet e Bashkimit Europian për të vendosur kë orë do të mbajnë.
Ende nuk dihet se si do të vijojë të funksionojë në Shqipëri, por këtë herë ndryshimi do të jetë më 25 tetor.
E pikërisht me 25 tetor të këtij viti në mëngjesin e së dielës, akrepat do të kthehen 60 minuta prapa.



