Gjendja e jashtëzakonshme në Ballkan, Kalemaj: SHBA-së dhe BE-së i intereson që Ballkani Perëndimor të jetë një “lagje e qetë”

Gjendja e jashtëzakonshme në Ballkan, Kalemaj: SHBA-së dhe BE-së i intereson që Ballkani Perëndimor të jetë një “lagje e qetë”

Edhe pas datës 26 qershor 2024 situata në Ballkanin Perëndimor për Shtëpinë e Bardhë dhe politikat e jashtme të SHBA-ve  do të vijoj të kategorizohet si gjendje e jashtëzakonshme. Urdhri ekzekutiv është shtyrë nga presidenti Joe Biden me arsyetimin se situata në Ballkan vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare.

Për politologun, Ilir Kalemaj vendimi i Biden për Ballkanin Perëndimor nuk do të thotë se është i drejtëpërdrejtë për Shqipërinë pasi në BP, janë edhe 5 shtete të tjera.

Sipas Kalemajt për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian është e rëndësishme që në Ballkanin Perëndimor të mos ketë destabilitet dhe kur ata shohin se ka mundësi që të ketë konflikte ata reagojnë. Megjithatë sipas Kalemajt reagimi i SHBA nuk është shqetësuese dhe ajo nuk ka të bëjë me rezolutat dhe marrëveshjet e mëparshme.

“Zhvillimet brenda SHBA nuk do të thotë se kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë sepse në BP janë 5 shtete të tjera. Sanksionet tashmë janë kthyer në një normë për këto vende. Nuk shohë asnjë lidhje me marrëveshjen e Prespës dhe marrëveshjen e rezolutës 1244.  SHBA dhe Europa jo se nuk janë të interesuar për Ballkanin Perëndimor, por kur ata shohin mundësi për destabilitet, ata bëhen sensitivë.

Kur nuk ka raste të tilla, ata nuk kanë interes për ndryshimet e regjimeve. Nuk shoh ndonjë ndërhyrje shqetësuese për ta.  SHBA dhe BE janë të interesuara që BP të jetë një “lagje e qetë” dhe të mos ketë luftëra. E rëndësishme është të mos krijohet destabilitet për ta.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy