Noka nga protesta: Nuk mbahet pushteti me dhunë, banditët me uniformë kërcënojnë opozitën

Noka nga protesta: Nuk mbahet pushteti me dhunë, banditët me uniformë kërcënojnë opozitën

Nuk mbahet kurrë pushteti me dhunë, i ati shpirtëror i Edi Ramës, Enver Hoxha tentoi ta mbajë pushtetin me dhunë, por nuk mbahet.

Kështu tha nga protesta e sotme e opozitës Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Ai deklaroi se banditët me uniformë, të rekrutuar nga rilindja, kërkojnë të kërcënojnë opozitën.

Sokol Bizhga, njeriu që nxori në pritë Gjergj Mehmetin në vitin 1997 dhe u vra nga bandat, është shpërblyer për urrejtjen e tij ndaj PD dhe vjen këtu të drejtojë falangat e krimit.

I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës dhe nipit të Spiro Kolekës, Edi Rama, hiqni falangat e krimit nga policia dhe largoni duart nga qytetarët. Duart do t’ju djegin ju.

Ky është një mesazh që u përcjell nga ky vend ku po ushtrojmë mosbindjen civile. Askush nuk e ndalon dot mosbindjen civile të opozitës.

Unë e kuptoj se janë në panik, janë të tmerruar, prandaj po ndërhyjnë sepse vala e revoltës qytetare do mbërrijë në Surrel.

Protesta është parashikuar të zgjasë nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht: Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy