
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar me shumicë votash një rezolutë që e njeh si gjenocid masakrën e armenëve në Perandorinë Osmane në fillim të shekullit XX. Kjo mund të provokojë zemërim në Turqi.
Rezoluta u votua me 405 vota pro dhe 11 kundër.
Votimi vjen në kohën kur marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së dhe Turqisë janë të tensionuara, për shkak të Sirisë.
Rreth 1.5 milionë armenë, një pakicë e krishterë në perandorinë kryesisht myslimane, u vranë dhe u dëbuan nga turqit osmanë vranë në Luftën e Parë Botërore.
Shumë e konsiderojnë masakrën si gjenocid, ndërsa Turqia, e hedh poshtë një pretendim të tillë, duke ngulur këmbë vdekjet ishin më shumë rezultat i grindjeve civile sesa një përpjekje e planifikuar e qeverisë osmane për të asgjësuar armenët.



