Trump rrezikon asetet/ Papa: Gjyqet ndaj tij politike, pezullimi nga 454 mln $ në 175 është një fitore (VIDEO)

Trump rrezikon asetet/ Papa: Gjyqet ndaj tij politike, pezullimi nga 454 mln $ në 175 është një fitore (VIDEO)

Donald Trump dhe ekipi i tij ligjor morën një lajm të mirë nga një gjykatë e apelit në Nju Jork, ku u pajtua të pezullojë mbledhjen e 454 milionë dollarëve gjobë për një rast për mashtrim civil, nëse ai paguan 175 milionë dollarë brenda 10 ditësh.

Rasti për pagesat për heshtje, që u ngrit vitin e kaluar nga prokurorët në Nju Jork, ka një rëndësi të madhe pasi duket se është rasti i vetëm ndaj Trumpit që do të shkojë në gjykim në muajt në vijim.

Lidhur me këtë gazetari Robert Papa në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV u shpreh se gjyqet ndaj Trump janë politike, ndërsa e sheh si fitues ndaj tyre.

Ai tha se momenti është se ndaj Trump është lëshuar sistemi i drejtësisë pikërisht për ta ndaluar që të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Sot gjykata apelit i dha të drejtë Trump, ai mund të fusë bond në 175 mln dollarë dhe kjo konsiderohet si fitore për të pasi nuk është më rreth gjysmë miliardi, por 175 mln. Trump faktikisht nuk e ka sasinë cash sepse në përgjithësi të gjithë amerikanët i kanë  paratë e investuara.

Dhe për rastin tjetër ku një gjykatës ka caktuar nisjen e gjykimit ndaj Trump, më 15 prill, lidhur me rastin që ka të bëjë me pagimin e parave në këmbim të heshtjes të një ylli të pornografisë janë sulme mëdha gjyqet politike ndaj Trump i cili duket se do jetë fitues. Sigurisht që nga këto gjyqe Trump nuk ndjehet mirë, gjyqet federale nëse ai fiton ai fal veten, ndërsa gjyqet lokale ai nuk e fal dot veten.

Në fakt bondi i madh dhe gjoba rreth gjysmë mld dollarë sepse ka fshehur portofolin e tij është një shifër shumë e madhe. Natyrisht që Trump ka marrë hua nga bankat por i ka shlyer dhe natyrisht si të gjithë biznesmenët amerikanë kur kërkojnë të marrin një bond hua në bankë rrisin asetet e tyre, por këtu është problemi i bankës dhe jo Trump.

Momenti është se ndaj Trump është lëshuar sistemi i drejtësisë pikërisht për ta ndaluar që të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Mendoj se është një fitore kjo që nga gjysmë mld dollarë bond do i kërkojë të paguajë 175 mln dollarë.

Ndërsa i pyetur për reagimin e SHBA për sulmin në rusi, Papa tha se terrorizmi është një armik i përbashkët për të dyja vendet.

Ka pasur një deklaratë nga Kerby këshilltari mediatik duke thënë se ne amerikanët kemi paralajmëruar Moskën për një akt terrorist por kjo e fundit e ka përgënjeshtruar.

ISIS ka dalë dhe ka marrë përsipër sulmin, por kjo s’do të thotë se del një organizatë që thotë e kam bërë unë këtë dhe të jetë 100% ashtu. Rusia është në probleme, nuk është hera e parë që myslimanët ekstremist marrin sulme të tilla përsipër, por terrorizmi është armik i përbashkët si për Uashingtonin dhe Moskën.

Unë them se dhe Putin ka lëshuar mesazhe për paqen por duke mos u larguar nga territoret që ka pushtuar. Ukraina dihet se pa ndihmën ushtarake të NATOs s’ka asnjë shans të fitojë, por problemi është se as Biden as Gjermania s’kanë parë një politikë ushtarake si të fitojë Ukraina, por janë kujdesur si të humbasë Rusia. Kam frikë se Putin nuk do të ndalojë me Ukrainën nëse del fitues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy