
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, janë shkarkuar nga detyra.
Në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga, i cili do ta drejtojë institucionin deri në çeljen e garës për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm.
Ndërkohë, drejtimi i Policisë së Tiranës i është besuar përkohësisht Besmir Dervishit, i cili do të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e drejtuesit të ri të këtij institucioni.
Ndryshimet në kupolën e policisë vijnë në një moment kur ditën e djeshme u hodhën molotovë në drejtim të bizneseve dhe vilës 31 nga protestuesit e PD.



