Vila ekskluzive në Londër e Tamara Ecclestone u grabit të premten e kaluar. Vajza 35-vjeçare e Bernie Ecclestone, shefi historik i Formulës 1, ishte nisur me pushime në momentin kur ka ndodhur grabitja. Sipas britanikes “The Sun”, grabitja ka vlerën 50 milionë paund ose rreth 60 milionë euro.
Shtëpia me vlerë 70 milionë euro ndodhet në një nga rrugët më elegante të kryeqytetit britanik,në zonën e Kensington-it dhe monitorohet 24 orë në ditë për 365 ditë në vit.
Hajdutët, tre sipas disa dëshmitarëve, kanë hyrë në vilë përmes kopshtit dhekanë të gjitha kasafortat e fshehura në dhomën e gjumit të Ecclestone. Një prej rojeve të sigurisë ndodhej brenda në shtëpi, por nuk ka diktuar asgjë.



