SHBA, i revokohet viza gjyqtarit brazilian që kryeson gjyqin e Bolsonaros

SHBA, i revokohet viza gjyqtarit brazilian që kryeson gjyqin e Bolsonaros

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë revokuar vizën gjyqtarit brazilian që kryeson gjyqin e Jair Bolsonaros, pas vendimit të tij për t’i kërkuar ish-presidentit brazilian të mbajë një byzylyk elektronik, sipas një deklarate të lëshuar të premten, nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio.

Gjuetia politike e shtrigave e gjyqtarit të Gjykatës Supreme të Brazilit, Alexandre de Moraes, kundër Jair Bolsonaros ka krijuar një persekutim dhe censurë të tillë saqë jo vetëm që shkel të drejtat themelore të brazilianëve, por shtrihet përtej brigjeve braziliane për të arritur tek amerikanët”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së në deklaratën e tij.

Marco Rubio sqaroi se këto sanksione amerikane do të zbatohen për të gjithë gjyqtarët që zhvillojnë gjyqin e Bolsonaros, si dhe për të afërmit e tyre të ngushtë.

Gjyqi i ish-presidentit të ekstremit të djathtë të Brazilit nën dyshimin se ka tentuar një grusht shteti kundër presidentit aktual të vendit, Luiz Inacio Lula da Silva, pritet të përfundojë në javët e ardhshme.

Ish-kreu i shtetit 70-vjeçar mund të përballet me një dënim me burg prej më shumë se 40 vjetësh.

Përveç byzylykut elektronik që do të mbajë, Jair Bolsonaro kërkohet gjithashtu të mos dalë nga banesa e tij natën dhe në fundjavë dhe i ndalohet të përdorë mediat sociale dhe të kontaktojë ambasadat dhe autoritetet e huaja.

Duke reaguar ndaj asaj që ai e akuzon si një “gjueti shtrigash” kundër aleatit të tij, Presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi gjithashtu Brazilin javën e kaluar me vendosjen e tarifave doganore prej 50% nga 1 gushti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy