Avokati Redon Meksi në ‘MCN Live’ ka komentuar projektligjin për amnistinë penale për të cilën u shpreh se parimisht ai është pro çdolloj amnistie.
Ai tha se neni 75/a janë subjekti i SPAK, ky nen është lënë të përjashtohet kryeministri, kryetarët e KLSH gjyqësori, deputetët të tjerët drejtorët, qytetarët e përgjithshëm të ministrive nuk përfshihen.
Sipas tij nga gjithë ky debat i bën përshtypje te dakordësia e PS me Bardhin se çfarë po merr në shkëmbim ky i fundit pas.
Parimisht jam pro çdolloj amnistie dhe për atë amnistinë fiskale kam qenë pro. Nëqoftëse ajo bëhet në këtë lloj forme që është nga neni 75/a, neni që përcakton tagrin e SPAK, dmth që subjektet e SPAK kjo bëhet për të shpëtuar ata drejtorët, por nuk e kam parë.
75/a janë subjekti i SPAK, ky nen është lënë të përjashtohet kryeministri, kryetarët e KLSH gjyqësori, deputetët të tjerët drejtorët, qytetarët e përgjithshëm të ministrive nuk përfshihen dhe ky lë një dyshim të arsyeshëm.
Ka dhe diçka tjetër kur flasim për protestuesit si vepër penale mund të jetë dhe unë si Redoni e kryej veprën penale ndaj një polici në rrugë, por kundërshtimi i forcave të rendit nuk bëhet vetëm nga protestuesit. Njerëzit që janë grumbulluar për protestë, duhet amnistuar vepra dhe jo njerëzit.
Nga gjithë ky debat më bën përshtypje te dakordësia e PS me Bardhin që çfarë po merr në shkëmbim pas. Që unë të votoj një ligj për të plotësuar votat çfarë ka kërkuar Bardhi për shembull një ligj tjetër, pra ti po bën pazar me të fortin. Të thuhet që mora të drejtën për të qenë deputete kur ti je deputet i zgjedhur nga populli kush të ndalon të shkosh në parlament.



