Xhadat/ Çudia e Bashkisë Elbasan, i ofron çadër familjes me shtëpi

Xhadat/ Çudia e Bashkisë Elbasan, i ofron çadër familjes me shtëpi

Emisioni "Xhadat" trajtoi sot rastin e Ernild Çekrezit, një 30-vjeçar nga Elbasani me aftësi ndryshe. Nëna e tij, Alemsha Çekrezi, tregon se që i vogël ai shfaqi problemet e para dhe deri në moshën 6-vjeçare nuk fliste. Ajo thotë se si prindër e kanë pasur të vështirë rritjen e djalit. Ernildi tashmë ndjek gjimnazin me kohë të pjesshme dhe ndërkohë kujdeset për nënën e tij të sëmurë. I riu nga Elbasani tha se në lagjen e tij nuk ka as miq, sepse ata e tallin.

Nënë e bir thanë se banojnë në një dhomë të shkatërruar, ndërkohë që kishin dhe dy dhoma të tjera. Sipas tyre dy dhomat e tjera i përkasin djalit të madh, i cili i nxjerr nga shtëpia sa herë rikthehet në Elbasan.

Ndërkaq, emisioni "Xhadat" u interesua pranë Shërbimit Social Shtetëror për të mësuar çfarë shërbimesh ofrohen në Elbasan për personat mbi moshën 18 vjeç. Ky institucion na bëri me dije se në Elbasan është vetëm qendra sociale "Balashe", që ofron shërbim për persona nga mosha 5-55 vjeç. Pra, pas kësaj moshe në Elbasan nuk ofrohet asnjë shërbim për personat me aftësi ndryshe.

Po ashtu, "Xhadat" kërkoi informacion edhe në Bashkinë e Elbasanit për kushtet e banimit të familjes Çekrezi. Bashkia tha se familja ka magazinë për grumbullimin e  orendive të vjetra dhe dy dhoma të tjera të përshtatshme për jetesë. Nga ana tjetër bashkia thotë se familjes do i ofroj një çadër si strehë të përkohshme. Por institucioni nuk sqaron përse do i ofrohet kjo çadër familjes Çekrezi përderisa ka dy dhoma të përshtatshme për banesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy