Jora Hodo: Baleti është i nënvlerësuar në Shqipëri edhe nga vetë institucionet e artit

Jora Hodo: Baleti është i nënvlerësuar në Shqipëri edhe nga vetë institucionet e artit

Balerina Jora Hodo e ftuar në emisionin “Bilardo” në MCN u shpreh se baleti në Shqipëri është i nënvlerësuar jo vetëm nga mundësitë që ofron Shqipëria, por edhe nga institucionet e artit.

Teksa tregoi për vështirësitë që ka hasur në nisjen e rrugëtimit të saj si balerinë, Hodo tha se ka qenë vullneti, pasioni dhe kënaqësia e të punuarit me pedagogë të mirë ajo që e ka shtyrë të vazhdojë këtë profesion.

“Profesioni im nuk është I vlerësuar aq sa duhej, jo vetëm nga mundësitë që të jep Shqipëria, por edhe vetë nga institucionet e artit që janë në Shqipëri, baleti është i nënvlerësuar.

Kushtet kur unë jam rritur dhe kam studiuar kanë qenë goxha të vështira. Unë kam kapur ato vitet kur nuk kishte as ngrohje. Ka qenë një vullnet dhe një pasion që mendoj që ka ndikuar dhe nga pedagogët që kemi punuar. Ka qenë një fat i madh.

Ndonjëherë mbaj mend në shkollë, kur kishim ftohtë kishim ato rebelizmat tonë të moshës, por kishim gjithmonë një mur përpara që thoshte “Këto kemi, vetë e zgjodhe! Nëse do ta bësh vazhdoje, nëse jo…”. Kështu që nuk kishe shumë mundësi zgjedhje.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy