
Fotografia është kthyer në një nga profesionet më të përhapura ndër shqiptarët, sidomos në diasporë, ku dëshira për të dokumentuar momente të veçanta apo për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme është në rritje.
Një nga shembujt më frymëzues është ai i Ensuel Kolës, një fotograf shqiptar nga Burreli i cili ka ndërtuar një biznes të suksesshëm në SHBA në fushën e fotografisë për pasuri të paluajtshme -real estate.
Në një intervistë për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Kola rrëfen rrugëtimin e tij nga një fotograf i thjeshtë në shkolla në një nga më të kërkuarit në tregun amerikan të real estate-it.
Fillimisht nisa si fotograf në shkolla, më shumë për të mbijetuar sesa si zgjedhje profesionale.
Por me kalimin e kohës, pasioni mu kthye në karrierë dhe sot këtë profesion e shoh si një të ardhme afatgjatë.
Aktualisht, drejtoj ekipin e tij të punës, i përbërë nga tre persona të përhershëm dhe bashkëpunëtorë të kontraktuar, në varësi të volumit të punës.
Ka një ndryshim të madh mes të qenit një fotograf i mirë dhe të ndërtuarit të një biznesi të suksesshëm. Tregu ka evoluar. Dikur kishte shumë pak konkurrencë, ndërsa tani është ndryshe, të gjithë zhvillojnë konkurrencë të ndershme, e cila nxjerr në pah vlerat reale si korrektësia, respekti për klientin dhe profesionalizmi.
Rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë.
Ensueli tregon se një mik e inkurajoi të aplikonte për të punuar si fotograf në sektorin e real estate-it, një fushë që ai as nuk e kishte konsideruar më parë.
Shoku im më tha: ‘Paga më e mirë është tek fotografitë e shtëpive’. Aplikuam të dy.
Ai nuk u pranua, unë po. Në fillim nuk më besohej derisa realizova porositë e para.
Kur punon për dikë tjetër, fitimi është i kufizuar. Kur nis biznesin tënd, mundësitë janë shumë më të mëdha.
Për të arritur këtu, kam investuar jo vetëm në pajisje profesionale, por edhe në njohuri.
Deri tani kam trajnuar mbi 50 persona, duke i mësuar teknikat e fotografisë së pasurive të paluajtshme dhe mënyrën e menaxhimit të projekteve.
Arizona, ku jetoj dhe punoj, ka disa nga perëndimet më të bukura që mund të fotografosh.
Kur moti nuk është në favor, përdorim pamje të marra nga qielli për të nxjerrë në pah më të mirën e një prone. Efektet vizuale janë të rëndësishme për të tërhequr blerësit potencialë.



