Cakrani: Pro vendimit të Trump për fondet. Në Shqipëri po vjedhin hajdutët nën mburojën e shoqatave!

Cakrani: Pro vendimit të Trump për fondet. Në Shqipëri po vjedhin hajdutët nën mburojën e shoqatave!

Avokati Kujtim Cakrani, duke folur në MCN Live, u shpreh vendimit të Trump për ndërprerjen e fondeve federale, ku do të preket edhe Shqipëria.

Cakrani thekson se fondet e SHBA-ve janë vjedhur nga hajdutët, nën mburojën e shoqatave dhe fondacioneve në Shqipëri.

Ai shtoi se shqiptarët duhet ta ndërtojnë shtetin me taksat e tyre, dhe jo të jenë vendi më lypsar në Europë. 

Një gjykatë ka marrë një vendim që ta pezullojë këtë vendim deri ditën e hënë. Të hënën do shqyrtohet dhe do shikojmë si do eci. Kur është marrë ky vendim s’ka pasur parasysh SPAK-un e Shqipërisë, gjykatat, por ka qenë premtim elektoral i Trump-it, që po abuzohet me taksat e amerikanëve. Tani do bëhet një filtrim. Këtu janë prerë fondet edhe për Palestinën që përfiton 100 milionë euro nga SHBA. Sa i përket problemit të SPAK-ut, Trump s’ia ka idenë fare se ekziston një SPAK, ca prokurorë. Më të shqetësuarit kanë qenë shoqatat, ata që kanë përfituar këto taksa. S’do ketë më nga këta më varëse floriri nëpër studio, që marrin këto fonde, mburrin SPAK-un dhe gjykatat. E shoh një vendim shumë të drejtë vendimin e Trump-it. Jemi populli më lypsarë në Europë! Që kur jemi krijuar vetëm kemi përfituar nga fuqitë e madha. Duhet që shqiptarët të mësohen që shtetin e tyre ta ndërtojnë me taksat e tyre. Jam pro që Shqipërisë t’i ndërpriten fondet që vidhen nga hajdutët, nën mburojën e shoqatave dhe fondacioneve në Shqipëri”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy