Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Peqinit

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Peqinit

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Peqinit, Bukurosh Mallota.

Vendimi është marrë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, me motivacionin keqmenaxhim i situatës së krijuar në burg pas protestës së 120 të burgosurve.

Vendimi për shkarkimin e tij vjen vetëm dy ditë pasi një grup i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe përfaqësues të Avokatit të Popullit vizituan mjediset e burgut të Peqinit për të zhvilluar një takim me një grup të dënuarish që kanë hyrë në grevë.

Takimi u zhvillua disa ditë pasi më shumë se 100 të dënuar në burgun e sigurisë së lartë janë futur në grevë urie, pasi kërkojnë amnisti dhe rishikim të dënimeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy