Etiketoi votuesit e Trump-it si “fashistë”, jep dorëheqjen kryeredaktorja e revistës “Scientific American”

Etiketoi votuesit e Trump-it si “fashistë”, jep dorëheqjen kryeredaktorja e revistës “Scientific American”

Kryeredaktorja e revistës “Scientific American”, Laura Helmuth, ka dhënë dorëheqjen pas një sërë postimesh në mediat sociale që etiketonte si “fashistë” ata që votuan për presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump”.
Scientific American konsiderohet revista më e vjetër e botuar vazhdimisht në SHBA, e themeluar në 1845.

Helmuth njoftoi të enjten se ajo do të largohej pas "mbi 4 vite emocionuese" si kryeredaktore. 

Helmuth u bë kryeredaktore e  “Scientific American” në prill 2020, pasi punoi në Washington Post. Më vonë atë vit, revista mbështeti hapur një kandidat presidencial për herë të parë në historinë e SHBA. 

Duke e akuzuar Trumpin për "refuzimin e shkencës", ajo mbështeti rivalin e tij, demokratin Joe Biden.

Mbështetja e dytë e revistës ishte këtë vit, duke mbështetur demokraten Kamala Harris ndaj Trump. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy