“Ish-sigurims”/ Mirakaj: Meta ka dalë i pastër nga Autoriteti i Dosjeve, ligji nuk e lejon më verifikimin (VIDEO)

“Ish-sigurims”/ Mirakaj: Meta ka dalë i pastër nga Autoriteti i Dosjeve, ligji nuk e lejon më verifikimin (VIDEO)

Ish-anëtari i Autoritetit të Dosjeve, Simon Mirakaj, i pyetur nëse ish-Presidenti Ilir Meta është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe nëse ka pasur në dorë ndonjë dosje ku përmendet emri e tij, mohoi të ketë pasur në dorë një dosje të tillë.

Në studion e lajmeve të MCN TV, Mirakaj deklaroi se Ilir Meta ka rezultuar i pastër nga verifikimet e kryera dhe se Autoriteti i Dosjeve, nuk mund ta verifikojë më.

Në '95-ën ka qenë një komision i quajtur Mezini, në ‘98-ën një komision tjetër i drejtuar nga zoti Bezhani, të cilët nuk jetojnë më. Partitë elektorale, PS, PD dy kryesoret që kanë drejtuar vendin, ishin të detyruara që pranë këtij komisioni të paraqisnin listat e kandidatëve për deputetë që verifikoheshin.

Deputetët që dilnin të pastër merrnin certifikatën e pastërtisë së figurës. Në ‘93-in kam qenë në arkivën e Ministrisë së Brendshme dhe kërkesa na vinte dhe ne për verifikim.

Te ligji 45/2015, në nenin 49 në pikën 4 thuhet, se personat që kanë marrë certifikatën e pastërtisë së figurës, nuk mund të verifikohen më nga Autoriteti i Dosjeve. Ligji nuk e lejon më verifikimin.

Në kohën kur mazhoranca propozoi për Presidentin zoti Meta, nga Kuvendi vjen një shkresë për pastërtinë e figurës dhe Autoriteti i Dosjeve, ktheu përgjigje se nuk ka të drejtë për verifikim, pasi ka pastërtinë e figurës.

Ai e cilësoi si shumë të vështirë që të manipulohet një dosje e tillë, teksa foli për thashetheme që qarkullojnë.

Mirakaj deklaroi se nuk ka dijeni se çfarë i ka çuar Kuvendit Autoriteti i Dosjeve, teksa shtoi se vetë ai me iniciale I.M., njeh rreth 20 vetë dhe tek njëri prej tyre është edhe firma e tij.

I pyetur se kush është “I.M”, i etiketuar si spiun, deklaroi se njëri ka ardhur për të ditur nëse ka qenë bashkëpunëtor, teksa foli se një pjesë e bashkëpunëtorëve janë bërë me dhunë dhe tortura, deri sa kanë firmosur.

Nuk mund të përmend politikan si ish-sigurims, se nuk kam të drejtë të përmend bashkëpunëtorë. Edhe politikanë të nivelit të lartë nuk më ka rastisur që ti kem parë në punën time.

Deputetë ka pasur, por nuk janë në atë shumicë që enden në media apo nga njerëz të ndryshëm, sepse edhe data ndryshon, shumica janë të rinj.

Lidhur me shkakun se pse doli tani “dosja Meta”, Mirakaj deklaroi se nuk mund të paragjykoj dhe se për këto çështje flasin dokumenti, duke i cilësuar si beteja të politikës.

Ndërsa u pyet se prej 30 vitesh akuzat për ish bashkëpunëtor sigurimi në radhët e politikanëve janë përdorur në formë presioni e shantazhi dhe cila do të ishte zgjidhja për ti dhënë fund këtyre sulmeve, Mirakaj deklaroi se e ka përshëndetur ligjin për mënyrën e transparencës së zgjedhjes së kupolës së transparencës, duke shtuar se është institucion për pastërtinë e figurës.

Ligji ka të metat e veta se nuk është një ligj imponues, ku thotë se është marrë modeli gjerman, por ne nuk jemi gjermania.

Dy partitë kryesore që kanë drejtuar vendin nuk janë detyruar të paraqesin listën e kandidatëve për deputetë dhe është lënë në dëshirë, ky është defekti.

Ka pasur raste që kanë ardhur dhe kanë pyetur për pastërtinë e figurës. Në shumicën e rasteve nuk janë të vërteta akuzat.

Kanë ardhur deputetë dhe kanë marrë pastërtinë e figurës. Politika i njeh për fat të keq këto rregulla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy