
Shemsi Premçi, ish drejtues policie në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me hapjen e zyrës së DEA në Tiranë. Ai tha se e gjithë kjo ka ardhur pasi DEA nuk ka më besim dhe kjo sipas tij është kambanë alarmi sepse dihet se Shqipëria është një vend transit për kokainën dhe heroinën.
Premçi shtoi se kjo është një mesazh dhe për autoritete shqiptare, i cili nuk është marrë me problemet në fushën e ndërtimit, apo kriminalitetin.
Problemi që këto ditë që po qarkullon me shumë bujë është se si ka mundësi që DEA që operon me metoda speciale në të gjithë botën për drogërat e forta, është shqetësim për Shqipërinë. Kjo është një kambanë alarmi. Unë vetë këtë se kam pritur mirë sepse thirrja që ka bërë departamenti i ambasadës amerikane është një shenjë mosbesimi për institucionet e kualifikuara, është kambanë alarmi sepse të paktën dihet se Shqipëria është një vend tranzit për kokainën dhe heroinën, është një mesazh dhe për autoritetet shqiptare dhe mediat të cilat rëndom u japin hapësirë kompanive që janë të implikuara në trafikun e drogës. Asnjëherë shteti shqiptar nuk është marrë me mediat shqiptare që kanë programe të caktuara për reklamimin e kompanive të përfshira në drogat e forta, asnjëherë nuk është marrë me problemet në fushën e ndërtimit. DEA amerikane e ka folur gjithmonë në raport serioz për Shqipërinë që është problem droga dhe pastrimi parave, por po të shohësh qeveria nuk merret më amnistinë fiskale nuk e përmend fare dhe çështjen e kriminalitetit. Sot ata shprehin mosbesim.
Në vijim, Premçi deklaroi se pastrimi më i madh i parave vjen nga karburantet, por nuk beson se DEA do merret me karburantet sepse ka synim drogat e forta. Ai theksoi se DEA ka zgjedhur të komunikojë drejtpërdrejtë me qytetarët për misionin e saj sepse ka humbur besueshmërinë.
Fjala se trafikun e drogës e bëjnë institucionet, bëhet një fakt i vetëm se kapja e anijes me naftë marrja dhe vënia në pranga e ekuipazhit të anijes dhe mosvënia e asnjërit prej porositësit, të cilët bëjnë kontrabandë, shkelin dhe marrëveshjen e qeverisë shqiptare, implikon drejtpërdrejtë shtetin shqiptar. DEA shkon në këtë rrugë së pari për të marrë informacion dhe për ta selektuar, zgjedh të komunikojë me qytetarët për misionin e saj, por në mënyrë kategorike hedh një top të fortë për institucionet shqiptare të mosbesimit sepse ka rezultuar se dhe operacionet e policisë të cilët kanë kapur drogën por asnjëherë se kush janë pritësit dhe dërguesi, pra në këtë aspekt operacionet e nxituara ka bërë që DEA të dështojë në disa operacione kundër drogës dhe kjo e ka nxitur DEA që të shtojë instalimin në Shqipëri sepse niveli i besueshmërisë është i ulët dhe besoj se do funksionojë. Kanë arritur në një konkluzion se besueshmëria ka rënë në maksimum në nivelet më të ulta.



