
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka mbërritur në Ukrainë në mënyrë të paparalajmëruar.
Baerbock është zyrtarja më e lartë i qeverisë gjermane që viziton vendin që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Baerbock takoi banorët vendas në Bucha, ku ushtria ruse është akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës, ajo është e fundit e një vargu diplomatësh dhe liderësh të huaj që vizitojnë qytetin pranë Kievit.
Moska ka mohuar se janë kryer ndonjë krim në Bucha, pavarësisht se qindra ukrainas janë vrarë ndërsa qyteti ishte nën kontrollin për një muaj dhe një varr masiv u zbulua në kishë pas çlirimit të qytetit.



