Protesta e 24 janarit/ Mziu: Do të ketë ngujime, greva dhe bllokime rrugësh

Protesta e 24 janarit/ Mziu: Do të ketë ngujime, greva dhe bllokime rrugësh

Deputeti Xhelal Mziu tha në studion e MCN Live se protesta e 24 janarit do të vazhdojë dhe do të përdoren të gjithë instrumentet e kësaj qeverie. 

 

Duke vijuar Mziu tha se do të ketë ngujime, greva dhe bllokime rrugësh.

 

Do të jetë protestë shumë e rëndësishme. Jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët. Nuk besoj se ka një qeveri që është në ditët e saj më të ulët. Kryeministri nuk po gjen rehati. Një ditë ikën në Afrikë e një ditë në Azi. Shqiptarët kanë argumente mjaftueshëm për të dalë dhe për të protestuar. Kur dikush të jep mandatin do të thotë që t’i duhet t’i plotësosh kushtet më minimale. 50% e shqiptarëve që kanë ikur jashtë, nuk besoj se kanë ikur se është bërë bota më e mirë. Qytetarët shqiptarë shkojnë të sigurojnë bukën e gojës. Gjendja ekonomike e qytetarit shqiptar është në pikën më të keqe. Kemi rrogat më të ulëta në Ballkan, kemi çmimet e produkteve të naftës, që janë më të shtrenjta. Si mund të mbijetojë shumica, kur marrin më pak dhe paguajnë më shumë. 

 

Do të jetë një protestë e vazhdueshme që do të përdoren të gjitha instrumentet kundër kësaj qeverie. Do bëjmë sjellje si qytetarët në Francë, fermerët në Greqi. Do të fillojmë nga ne deputetët me ngujime, greva, bllokime rrugësh. Ngujimi është një nga format.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy