Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kallëzuar penalisht në SPAK, ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.
Kallëzimi ka lidhje me procedurat e kërkesës së Gjykatës Speciales të Kosovës për ekstradimin e Dritan Goxhajt kur u arrestua disa javë më parë.
Goxhaj në dokumentin e përpiluar thotë: Manja në detyrën e ministrit jo vetëm që pranon një letër porosi pa u përcjellë praktika e ardhur për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës me nënshkrimin përkatës të titullarit të saj, por pavarësisht eksperiencës së tij të mëparshme ligjore si prokuror i Prokurorisë së Shtetit, pranon një kërkesë për ekstradim drejt Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Holandë, i vetëdijshëm që Shteti Shqiptar nuk ka asnjë marrëveshje ekstradimi me shtetin e Holandës.
Kërkoj:
Praninim e kërkesëpadisë sime dhe fillimin e një procedimi penal ndaj Ministrit të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë Ulsi Manja, për veprën penale Shpërdorim Detyre", thuhet në kallëzimin e dorëzuar në SPAK.



