Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka mbledhur këtë të martë në një takim ndërlidhësit e Njësisë nr.1 duke i njohur me kompetencat e tyre.
Ai kërkoi që ndërlidhësit të raportojnë çdo paligjshmëri, të përfaqësojnë zërin e banorëve, të zgjidhin çdo konflikt mes banorëve dhe drejtuesve të bashkisë si dhe të identifikojnë çdo familje në nevojë.



