Armando Sadiku do të jetë pjesë e skuadrës së Legias së Varshavës për sezonin e ardshëm duke nënshkruar zyrtarisht me këtë klub. Ai ka vendosur të transferohet nga Zyrihu i Zvicrës drejt kampionëve të Polonisë, duke shuar përfundimisht zërat që e shihnin te Panathinaikos dhe Makaibi Haifa.



