Postë me dron në Mbretërinë e Bashkuar

Postë me dron në Mbretërinë e Bashkuar

Nga kjo martë Mbretëria e Bashkuar nisi shërbimi postar i përhershëm me dron. Vendi që do të përdorë një shërbim të tillë është ishulli Orkney parë brigjeve të Skocisë. "Çdo gjë që ndihmon në ruajtjen e shërbimit universal, veçanërisht në zonat e ishujve që janë më të vështirat për t'u arritur ka mbështetjen tonë. Royal Mail mbetet një pjesë kritike e mbajtjes së ishujve të lidhur ndaj kujdesi për këtë rrjet është jetik”, tha Alistair Carmichael, deputet për Orkney dhe Shetland. Sipas një deklaratë nga Royal Mail posta me dron pritet të përmirësojë ndjeshëm nivelet e shërbimit dhe kohën e dorëzimit që përgjithësisht ndeshin ndërprerje dhe vonesa në dorëzim si pasojë e kushteve gjeografike. Fillimisht shërbimi do të testohet për tre muaj dhe nëse rezulton efikas ai do të vijojë në mënyrë të përhershme sipas kornizave ligjore ekzistuese të ishujve. Drejtuesit e postës janë të bindur se ky lloj shërbimi do të ofrojë siguri të plotë për mbërritjen e porosive në kohën dhe adresën e duhur. Dronet të cilët kryejnë shërbime të tjera janë futur në përdorim që në vitin 2017. Islanda është shteti i parë që në 2017 lancoi projektin e shpërndarjes së ushqimeve dhe mallrave të tjera përmes dronit. Ndërsa në vitin 2022 shitësi me pakicë i farmacive Boots u bënë të parët në Mbretërinë e Bashkuar që nisën shpërndarjen e ilaçeve me recetë me dron.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy