KLSH paralajmëroi situatën/ Fatura e kripur që la pas shiu, 2.5 miliardë lekë dëme në teren (VIDEO)

KLSH paralajmëroi situatën/ Fatura e kripur që la pas shiu, 2.5 miliardë lekë dëme në teren (VIDEO)

Përmbytjen nuk ndodhin nga hiçi. Ky është konstatimi i raportit të auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili thotë se në vend të investohet në parandalim, paguhen dëme shumëfish më të larta duke shkaktuar një faturë në 2.5 miliard lekë.

 

Gjashtë muaj përpara se rajonet më të popullurara të vendit të zgjoheshin nën pushtetin e ujit nga përmbytje, raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit vetë shteti dhe pushteti lokal e nënvlerësoi.

 

Ndër shumë përgjigje dhe arsye përse përmbytemi aty janë e bardhë mbi të zezë. Pra tregon se shumëçka nuk funksionon por duke qenë se këto janë punë të padukshme por të rëndësishme. Askujt s’i bëhet vonë.

 

Aq sa shkon në tre dekada një kanal pa pastruar apo kryebashkiak i cili zgjidhet mes ujit dhe kujtohet se paguhet për të pastruar kanale puseta dhe jo për të drejtuar qytetin me shkopin magjik.

 

Një tjetër anë e raportit auditit të KLSH marrë s’punonte nga përmbytjet masive të vitit 2024 në Vlorë është edhe fatura financiare.

 

Jo e ulët për një vend të varfër si Shqipëria e po aq e lartë sa tejkalon e buxhetet lokale të bashkive apo edhe gjysmën e buxhetit të të gjithë vendit në një vit.

 

Në faqen 61 të raportit të siguruar nga emisioni "FactCheck" në MCN TV thuhet “Vetëm në vitet e demokracisë në tre dekada humbjet ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet përllogariten në rreth 2,5 miliardë dollarë. Pra, kushtojnë më lirë masa paraprake investuese për parandalimin e përmbytjeve se sa pritje e ndodhjes së tyre dhe më tej marrja e masave riparuese dhe eliminimi i pasojave”.

 

Kujt i intereson të paguajnë faturën më të lartë të dëmit pa investuar në parandalim, një zot e di. Por ajo që mbetet është se përmbytja dhe bashkëjetesa me ujin është bërë aq normale sa dihet. Po nisi shiu s’ka shpëtim. Do marr uji ç’i takon përpara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy