Bushka: Duhet saktësim i dispozitës ligjore për SPAK se ku do të shkojnë prokurorët pas mandatit 9-vjeçar

Bushka: Duhet saktësim i dispozitës ligjore për SPAK se ku do të shkojnë prokurorët pas mandatit 9-vjeçar

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka (Ferhati), thotë se zgjatja e mandatit të prokurorëve të SPAK kërkon diskutim politik.

Në një intervistë për emisionin FactCheck në MCN TV, ajo deklaroi se aktualisht në Komisionin e Ligjeve po diskutohet dhe ka një dakordësi që të saktësohet në ligjin funksional se çfarë ndodh me prokurorin e SPAK në përfundim të mandatit 9 vjeçar, pasi ligji parasheh se ata kthehen në vendin e punës ku ishin më parë ose në një nivel tjetër të ngjashëm.

Bushka deklaroi se duke pasur parasysh ndryshimet në sistem, në ligjin e SPAK aplikohet një parashikim tjetër i cili parashikon kthimin në një detyrë të barasvlefshme me pozicionin që kanë.

Në ligjin e posaçëm të SPAK, do të duhet të saktësohet se ku kthehen këta prokurorë dhe ata si rregull janë prokurorë me statusin e prokurorit të Apelit ose në Prokurorinë e Përgjithshme.

Të gjithë magjistratët meritojnë respekt dhe vlerësim se sa më gjatë të jesh në punë, nuk duhet që t’i humbim kapacitetet.

E gjithë prokuroria në Shqipëri ka nevojë për prokurorë profesionistë me eksperiencë. Drejtësia ka nevojë për magjistratë, aq më tepër si ata që kanë një eksperiencë në SPAK.

Kam një vlerësim maksimal për gjithë prokurorët e SPAK, është një punë shumë e vështirë, duke qenë të parët, kanë krijuar një eksperiencë të re, por kjo punë nuk duhet të humbë.

E vlerësoj punën e tyre, personalisht mendoj se ne nuk duhet ta humbim këtë lloj ekspertize, por edhe duke adresuar nevojën e tyre.

Kjo kërkon një vullnet politik shumë të gjerë, sepse ne jemi duke diskutuar për ndryshime ligjore, por jo për ndryshime kushtetuese.

Këshillohet që ndryshimet kushtetuese të mos ndodhin pa mbaruar procesi i vettingut.

Kërkesat i kemi trajtuar, po bëjmë saktësim në hapësirën ligjore sa i takon ligjit për SPAK për të krijuar siguri juridike, mendoj se prokurorët do shkojnë në Apel dhe Prokurori të Përgjithshme dhe më pas do bëhen diskutimet politike.

Ne kemi marrë shkresat e tyre, shkresat në Komisionin e Ligjeve kanë të bëjnë me kërkesën për saktësimin e dispozitës ligjore në dispozitën e SPAK, sa i takon pozicionit të tyre, ku kthehen në përfundim të detyrës.

Në Komisionin e Ligjeve ka ardhur vetëm një kërkesë, kërkesa për të saktësuar se çfarë ndodh me këtë grup prokurorësh pas mbarimit të mandatit 9 vjeçar.

Sot shqetësimi im është të gjykohen më shpejt çështjet dhe qytetarët të marrin drejtësi siç e meritojnë.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut, ishte vendimi i duhur.

Për të respektuar parimin se të gjithë janë të barabartë para ligjit. Jo që një pjesë e magjistratëve të dalin para vettingut dhe të tjerët jo.

U zgjat afati, pasi puna u pezullua edhe prej periudhës së vettingut. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, rolet janë të ndara.

Ne duam ta bëjmë shtetin të denjë, si vend anëtar të Bashkimit Europian.

Do na duhet që në të gjitha degët e pushtetit të forcojmë mirëqeverisjen, zbatimin e ligjit dhe të kemi mekanizma se si të luftojmë korrupsionin.

Duhen mekanizma për të parandaluar korrupsionin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy