
Travis Barker i ka propozuar për martesë themelueses së Poosh, Kourtney Kardashian.
Propozimi tepër i veçantë erdhi pas një darke romantike në plazh të dielën.
Barker, 45 vjeç, u takua me Kardashian, 42 vjeçe, në janar, edhe pse ata kanë qenë miq dhe fqinjë për shumë vite.

Bateristi i Blink-182 ishte i martuar më parë me Melissa Kennedy nga 2001 në 2002, dhe Shanna Moakler nga 2004 në 2008. Ai ka dy fëmijë-Landon, 18 vjeç dhe Alabama, 15-me bashkëshorten e fundit.
Kjo është martesa e parë për Kardashian, e cila ishte në një lidhje me Scott Disick për shumë vite. Dyshja ka tre fëmijë së bashku - Mason, 11 vjeç, Penelope, 9 vjeç dhe Reign, 6.
Në një episod të vitit 2011 të "Kourtney and Kim Take Neë York", Disick zgjodhi një unazë fejese me diamant të verdhë, megjithëse Kourtney hodhi poshtë propozimin e tij joformal.

Nuk ka ende asnjë fjalë se kur ose ku do të jetë dasma, por një gjë është e sigurt: Nëse është aq e madhe sa unaza e saj e fejesës, fansat mund të presin një festë madhështore.



