Kultivonte kanabis në garazh dhe gomone, pranga 63-vjeçarit në Vlorë

Kultivonte kanabis në garazh dhe gomone, pranga 63-vjeçarit në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një person i cili ishte shpallur në kërkim në muajin prill.

Astrit Miftari, 63 vjeç u arrestua për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia lokale sqaron se më datë 29 prill të këtij viti, gjatë kontrollit të ushtruar në një apartament në lagjen “1 Maji”, shërbimet kanë konstatuar në garazhin e këtij objekti një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llampave elektrike, një mjet lundrues “Gomone”, si dhe sasi bimore narkotike, bazë materiale të ndryshme etj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, më 28 maj ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy