Gjykata e Tiranës pushon hetimet ndaj Valdrin Pjetrit (VIDEO)

Gjykata e Tiranës pushon hetimet ndaj Valdrin Pjetrit (VIDEO)

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të pushuar hetimet që po zhvilloheshin ndaj ish-kryebashkiakut të qytetit, Valdrin Pjetri.

Ish-kryetari i Bashkisë Shkodër u mor i pandehur për “Falsifikim të Formularëve”.

Nga hetimet e kryera, sipas prokurorisë, Pjetri nuk kishte deklaruar hetimin dhe dënimin në Itali për problemet me lëndët narkotike.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi më 17 dhjetor 2019 nisjen e procedimit penal për Valdrin Pjetrit, për mosdeklarim në formularin e ligjit për dekriminalizimin të dënimit në Itali.

Pjetri, i cili ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet pa garë të vitit që shkoi, u tërhoq dhe nuk mori detyrën pas denoncimeve publike nga Partia Demokratike se ishte dënuar në Itali për çështje të lidhura me drogën.

Bashkia e Shkodrës vijon të drejtohet nga Voltana Ademi, mandati i të cilës ka mbaruar në verën që shkoi, por që nuk mund të ndryshohet në mungesë të një kryebashkiaku tjetër dhe në mungesë të një date për zgjedhjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy