
Përleshja masive e ndodhur mesnatën e kaluar në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku ishin të përfshirë dhe punonjës policie të cilët ndodheshin jashtë shërbimit, ka çuar në arrestimin e 8 personave nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Prej tyre, 4 janë punonjës policie: Alvaro Sulejmani, Inklid Sulejmani, Mihal Sulejmani dhe Ergis Sulejmani; ndërsa 2 shtetas janë lënë të lirë dhe po hetohen: Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi, ndërkohë që 2 të tjerë janë shpallur në kërkim; Igli Duka dhe Beqir Çoçka.
Si prova materiale, janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparate celularë.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi mesnatën e kaluar, në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku gjatë përplasjes, disa persona u goditën me sende të forta dhe një punonjës policie përdori armën e shërbimit.



