Itali, moti i keq shkakton dy viktima

Itali, moti i keq shkakton dy viktima

Dy persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e motit të keq, në rajonin e Toskanës në Itali, por edhe zonën e Lucca dhe Carrara, për shkak të erës me shpejtësi mbi 100 km/h.

Pemë të rrëzuara, çati të hequra dhe dëme të shumta janë shkaktuar në orët e fundit.

Në komunën e Cogorno era e fortë zbuloi disa shtëpi dhe katër familje u evakuuan. Një familje prej 6 anëtarësh u evakuua gjithashtu në Lavagna

Dy viktimat u shënuan në zonën Sorbano del Giudice, pranë Lucca dhe në parkun La Malfa në Carrara, të dy të goditur nga pemët e rrëzuar. Viktima e parë është një burrë, ndërsa e dyta një grua, të cilës fillimisht iu dha ndihma e parë.

Katër persona të tjerë u plagosën në Camping Italia në Marina di Massa, sërish për shkak të rënies së pemëve. Ndërkohë në zona të tjera pati dhe persona të lënduar, teksa vijojnë verifikimet në terren.

Në Sestri Levante dhjetëra makina u dëmtuan nga breshëri dhe tjegullat që fluturonin nga çatitë. Në Chiavari tornadot kanë zbuluar shumë çati dhe kanë shkaktuar rënien e pemëve deri në atë pikë sa linja hekurudhore është bllokuar në të dy drejtimet për shkak të materialit të precipituar në shina.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy